Një aksident i rëndë është shënuar në mëngjesin e djeshëm në Greqi, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një 18-vjeçar me origjinë shqiptare.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës Kipseli-Zakynthos, ndërsa mësohet se në aksidentin tragjik u përfshinë dy motomjete, që po lëviznin në të njëjtën korsi.
Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, me pasojë vdekjen në vend të 18-vjeçarit.
Kujdes pamje të rënda
Në motorin tjetër ndodhej një 16-vjeçar, i cili për fat të mirë pësoi plagë të lehta. Adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën.
Policia vendase po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.