Detaje të reja mësohen nga plagosja me thikë e shënuar në Korçë mëngjesin e sotëm, ku një grua u lëndua nga ish-partneri.
Raportohet se Ilia Cani ka qenë duke kaluar në të njëjtën rrugë me ish-partneren, me dyshimin se po e pëndiqte. Ka qenë Manderina Çela ajo që e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos e ndjekë më atë.
Kështu agravoi konflikti mes tyre, duke bërë që Cani të nxjerrë thikë e të plagosë Çelën në mjekër. Sipas burimeve, ajo ka marrë plagë në mjekër dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Autori raportohet se është arrestuar dhe më parë për përndjekjen e ish-partneres së tij.
Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.