Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, kanë inauguruar sot Urën e Madhe të Kukësit, pas disa muaj vonesë nga premtimi fillestar i shefit të qeverisë.
Ura e re me një kosto prej 40 milionë eurosh lehtëson trafikun drejt Kosovës duke evituar urën e vjetër në hyrje të qytetit të Kukësit.