Motra e Flutura Bashës, 56-vjeçarjes e cila ishte viktimë e pafajshme e atentatit mafioz ku humbën jetën edhe dy të rinjtë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka rrëfyer se gjendja e kunatit të saj, Bashkim Basha, është shumë e rëndë.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se ai ndodhet në intubim dhe vetëm një mrekulli nga Zoti mund ta shpëtojë.
Motra e Flutura Bashës: Kishte marrë shumë plagë. Është fati i saj i keq. Kishte 3-4 muaj që kishte filluar punë si sanitare.
Jemi të shokuar edhe ne. Tek Bashkimi kemi shkuar të marrim vesh si është, nuk e di a ka shpresa për jetën. Është në intubim. Ka marrë dëmtime gjithkund, vetëm mrekullia e Zotit mund të bëjë diçka. Flutura ka ndërruar jetë në vend.
Të shkojë e drejta në vend, Zoti është i madh. Ishim shumë të lidhura, mu këput një krah.
Në bisedën e fundit të saj, ‘i thashë jam të shtunën e të dielën pushim, do të vijë edhe unë tek toka të punoj me ty’, por nuk munda.