Xhaxhai i 15-vjeçarit që u plagos sot nga babai i tij me thikë, ka treguar për mediat konflikt mes vëllait të tij dhe nipit.
Sipas tij, babë e bir ishin konfliktuar për telefonin, pasi i mituri kalonte shumë kohë në rrjetin social Tik Tok.
“Unë e kam nip, sot më lajmëruan kur më thanë më iku truri. Për një punë telefoni janë zënë ata. Shikonte tik-tok dhe i ati ia mori dhe ja theu telefonin. Sot nuk kishte shkuar në shkollë. Ai ankohet për djalin, për punët telefoni…çfarë të bëjë unë i shkreti”, tha xhaxhai për mediat.