Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Dritan Nanos për lehtësim të masës së sigurisë, duke e lënë kështu në burg.
Dritan Nano ishte personi i cili organizoi dhunën barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje kjo e ndodhur më 29 maj 2029.
Vetë përfaqësuesi ligjor Mëngjesi, në datë 25 shtator përmes një deklarate noteriale ka vënë në dijeni Gjykatën e Shkallës së Parë së Tiranës se ka rregulluar marrëdhënien me Dritan Nanon.
Përtej rregullimit të marrëdhënieve mes dy palëve, Gjykata e Tiranës nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë të Mëngjesit, duke lënë në fuqi masën e sigurimit të caktuar ndaj Dritan Nanos.
Kujtojmë se avokati Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, pais përcolli fëmijën e tij në kopsht, në zonën e ish-bllokut.
Në këtë sulm morën pjesë Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk ishte pjesë e dhunës së ushtruar, por ndihmoi në largimin nga vendngjarja me automjet të një prej autorëve.
AUTORËT E DYSHUAR TË SULMIT
DRITAN NANO, 58 VJEÇ NGA TIRANA Organizatori sulmit- I ndaluar me iniciativë, vjehrri i autorit kryesor të sulmit
DORIAN ALIA, 32 VJEÇ NGA TIRANA Dhunuesi – U vetëdorëzua pasditen e 29 majit, dhëndri i Nanos, dyshohet se bashkoi grupin për të realizuar planin
ELTON KASAJ, 33 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim DRIVALD ALIA, 21 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim
ROMARIO TABAKU, 26 VJEÇ NGA TIRANA i pranishëm në vendin e ngjarjes, largoi autorët me makinë – i shpallur në kërkim
Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.
Avokati tashmë mësohet se është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e tij të punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqësore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.