Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar lidhur me një ngjarje të rëndë në Durrës, ku sipas saj një qytetare ka tentuar të vetëdigjet për shkak të probleme financiare.
Sipas Hysajt, qytetarja e Durrësit tentoi t’i vendose flakën vetes për t’i dhënë fund problemeve të saj, ndërkohë që ka kërkuar nga institucionet shtetërore të kthejnë vëmendjen tek shtresat në nevojë.
“Akti i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit e ulëritës, shokues, tronditëse. Ku skamja është aq e tmerrshme sa zonja tentoi të vetë digjej si zgjidhje e 1000 problemeve të saj.
“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi”! Këto janë vargjet e Migjeni që për fatkeqësinë e Shqipërisë sot vazhdon të mbetet më aktual se kurrë. Edhe sa do duroj ky popull?
Sa darka tek “Nusreti” do haj ende me grykësin dhe pangopjen kjo qeveri, ky shtet ,në mund të quhemi një I tillë?
A nuk duhet të jetë qeveri dhe qeveritarët shërbyes të popullit?
Apo këta duhet të jenë gërryesit e ekzistencës se ç’do qënie ekzistente në këtë Shqipëri plotë halle e trauma, ku shumë fshihen si struci e të tjerë heshtin prej kafshatës se bukës”, thekson Hysaj.