Uniformat blu kanë arrestuar 62 vjeçarin, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje në mënyrë aksidentale nipin e tij 2 vjeç në Kamëz.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale P.M., 62 vjeç, banues në Valias.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 16 tetor, kur 62 vjeçari ishte duke kryer manovrën mbrapa me automjetin e tij, duke aksidentuar kështu të miturin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve të marra.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. M., 62 vjeç, banues në Valias, pasi duke kryer manovrën mrapa me automjet, ka aksidentuar nipin e tij të mitur 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftojnë uniformat blu.