Një grua e pajetë është gjetur në Fshatin Kabash të Pukës mbrëmjen e sotme.
Sipas raportimeve bëhet me dije se 55-vjeçarja me iniciale R.D, e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë, dyshohet se ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi:
Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash,
ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.
Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.