Detaje të reja janë zbuluar sërish lidhur me operacionin antidrogë që u zhvillua mbrëmjen e djeshme (9 tetor) në kryeqytet, ku një godinë e periudhës së komunizmit ishte shndërruar në një shtëpi bari.
Bëhet me dije se kjo ish-magazina është në pronësi shtetërore dhe se në fakt kjo godina vëzhgohej nga roje.
Droga e llojit cannabis sativa kultivohej në një godinë e kohës së komuizmit. Kati i dytë e kësaj ish-magazine ishte përshtatur si shtëpi bari me llampa elektrike për të kultivuar drogën në mënyrë artificiale.
Magazina e vjetër u zbulua mbrëmjen e kaluar, në rrugën “Hamdi Pepo”, në zonën e njohur si “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.
Uniformat blu siguruan informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës, Komisariati nr.2 dhe Sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës zhvilluan operacionin, i cili po vijon ende.
Në vendngjarje është gjetur një sasi e madhe droge.