E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, është takuar sot me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë.
Diplomatja amerikane ka mbërritur në ministrinë e Brendshme paraditen e sotme për t’u takuar me ministrin Hoxha.
Kujtojmë se opozita mbylli protestën kombëtare, një natë më parë (7 tetor) në zbatim të mosbindjes civile, pas rreth tre orësh. Tubimi nisis rreth orës 18:00 dhe u mbyll rreth orës 21:00.
Demokratët u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe me pas protestuan me mjete prioteknike para Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës, selisë së PS-së e në fund te Kuvendi, ku nuk u lejuan nga Policia me gaz lotsjellës, të afroheshin.
Para nisjes së tubimit, ambasada e SHBA-së i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin demostratën. Në një njoftimin drejtuar qytetarëve amerikane, Ambasada e SHBA-së shkroi se pritej prani e shtuar e policisë, mbyllje e rrugëve dhe ndërprerje e qarkullimit.
Njoftimi i Ambasadës:
Mesazh për Qytetarët Amerikanë
Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza
Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00
Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka lajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për të ndërmarrë:
- Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje
- Monitoroni mediat
- Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
- Mbani një profil të ulët