Ka nisur tubimi i opozitës ku qindra qytetarë janë mbledhur dhe kanë nisur marshimin e tyre. Sic shihet dhe nga pamjet e publikuara, mbështetësit demokratë kanë bllokuar disa prej akseve kryesore.
Në foto qytetarët ndodhen pranë Ministrisë së Brendshme ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.