Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ku të pranishëm janë nëna e tij dhe kreu i klanit “Duka”, Leonard Duka.
Nëna e viktimës është drejtuar ndaj Dukës: “O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty?”
Nga ana tjetër, Leonard Duka është shprehur se nuk do të flasë nëse nuk njihet me aktet fillimisht.
Kjo kërkesë e tij është cilësuar e padrejtë nga Prokurori i çështjes Behar Dibra, i cili u shpreh në seancë: “E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne rame dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.”.
Nëna e Santiago Malkos vazhdoi duke thënë se Duka nuk ka çfarë aktesh të lexojë. Sipas saj kreu i klanit Duka meriton burgim të përjetshëm.
Trupa gjykuese sakaq është shprehur se nuk mund të detyrojë Leonard Dukën të flasë pasi është çështje vullneti.
“Në këto kushte do i jepet kohë”, është shprehur trupa gjykuese