Boksieri kosovar Ardian Krasniqi ka shënuar fitore të madhe me nokaut, duke mbetur kampion i WBO Intercontinental.
Krasniqi mposhti me nokaut qysh në raundin e parë kundërshtarin e tij, Saul Ivan Male.
Kjo ishte lufta e tij e 10-të në karrierën profesionale nga Krasniqi dhe i ka të gjitha fitore, të gjitha me nokaut.
Përveç Krasniqit, sonte titullin “IBO World Youth”, e fitoi edhe boksieri Eris Bajra, i cili e mposhti boksierin Raul Ugueton.
E, fitore mori edhe boksieri tjetër shqiptar, Altin Zogaj, i cili me vendim të gjyqtarëve fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Joseph Maigwisya.