Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, i cili është dhe bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut, për të dhënë deklaratë në kuadër të një dosjeje në hetim.
Aktualisht, Valikaj po jep deklaratë për një dosje hetimore në të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime (hetimore), duke përfshirë këtu dhe marrjen e dëshmive.
Bazuar sipas burimeve, në lidhje me këtë dosje, janë marrë në pyetje e ish-funksionarë të tjerë të drejtësisë. Kjo dosje hetimore çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Bledar Valikaj është akuzuar publikisht si personazh i përfshirë në këtë dosje. Akuza ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.