Pas mbledhjes urgjente të Grupit të Partisë Demokratike e cila u zhvillua menjëherë pasi deputeti demokrat Ervin Salianjiu u dënua me një vit burg, pritet që të mblidhet dhe Kryesia e kësaj force politike.
Në këtë mbledhje PD do të përcaktojë hapat që do të ndjekë në aksionin e saj politik.
Kujtojmë se gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuar me një vit burg Saliajin, për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.