Pesë ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë, prodhuan rezultate surprizë.
Kastrioti triumfoi me përmbysje ndaj Lushnjës me rezultatin 2-1. Lagunarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 54-t, me Xhebrahimin, por krutanët ia dolën të fitojnë, falë golave të Musajt në minutën e 76-të dhe Qyrajt në minutën e 84-t.
Fitore regjistroi edhe Apolonia, që mposhti me të njëjtin rezultat skuadrën e Kukësit në transfertë.
Valbona bëri surprizën ndaj Erzenit, duke fituar në shtëpi minimalisht. Sukses i rëndësishëm edhe për Besën e Kavajës, që mundi 2-0 skuadrën e Pogradecit në transfertë. Ndeshja mes Korabit dhe Burrelit, u mbyll në barazim pa gola.