Mësohet se të paktën 127 njerëz kanë vdekur dhe 54 të tjerë janë zhdukur në Vietnamin verior, pasi një super tajfun që goditi vendin këtë të shtunë vazhdon të sjellë reshje të mëdha shiu, rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Tajfuni Yagi e njohur si stuhia më e fuqishme e Vietnamit në 30 vitet e fundit ka shkaktuar tragjedi në të gjithë veriun e vendit, duke lënë edhe 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike.
Pamjet treguan momentin kur ura Phong Chau në provincën Phu Tho u rrëzua, duke përmbytur disa automjete në ujë. Gjithashtu tajfuni Yagi solli erëra prej gati 150 km/h (92 mph) në Vietnamin verior
Autoritetet kanë paralajmëruar se stuhia Yagi do të krijojë më shumë përçarje në vazhdim ndërsa po lëviz drejt perëndimit.
Phan Thi Tuyet, 50 vjeç, e cila jeton afër lumit, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo kurrë nuk kishte përjetuar ujë kaq të lartë.
“Kam humbur gjithçka, të gjitha janë zhdukur,” tha ajo.
Përveç të vdekurve dhe të zhdukurve, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë plagosur gjithashtu të paktën 752 persona, thanë të martën zyrtarët në Ministrinë e Bujqësisë.
Para se të godiste Vietnamin, Yagi la 24 të vdekur në të gjithë Kinën jugore dhe Filipinet.