Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e 29 vjeçarit, Ronaldo Kola në fshatin Golem të Shkodrës.
Mësohet mes tij dhe autorit të ngjarjes, Mario Kroni, ashtu si dhe vëllain e Kolës, ka nisur një sherr në rrjete sociale.
Disa komente fyese kanë qenë shkak i nisjes së konfliktit të tyre.
Ronaldo Kola dhe Mario Kroni fillimisht janë zënë me njëri tjetrin, por më pas ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka shkrepur disa herë, duke e lënë kështu 29 vjeçarin të plagosur.
Kola u qëllua me 4 plumba dhe është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim 21 vjeçarin Mario Kroni, i cili ende nuk është arritur gjetja dhe arrestimi i tij.
“Mario erdhi papritur dhe aty nisëm një debat. Vëllai im dhe Mario kanë shkëmbyer mesazhe në Instagram me njëri-tjetrin. Ai erdhi papritur dhe më qëlloi pasi debatuam përpara dhe më pas u largua”, tha i plagosur në dëshmi.