Hamdi Nuhiju
Buallica më kthen në fëmijërinë time dhe jetën në fshat gjatë pushimeve verore e dimërore. Bëhej spektakël nëpër rrugicat e fshatit nga buallicat e buajt që lëviznin në drejtimin e tyre! Kafshë gjigande me orientim të cilat po të dolën përpara nuk ka njeri që mund t`i ndalojë.
Buallica është gruaja e buallit, ndërsa i vogli i tyre quhet kishk. Buallica përdorej si mjet transportues për shkak të madhësisë dhe fuqisë së tyre. Mishi dhe qumshti i tyre është tejet cilësor. Kur flasim për shëndetin e dikujt shpesh herë themi: Është rrit me mish e qumësht buallice.
Buallica me gjithë përparësinë e saj si më e madhja e kafshëve në fshat u bë qenie në zhdukje. Buallica nuk ka tru! Nuk është kafshë intelegjente. Prandaj e ka të vështirë mbijetesën në secilën situatë dhe në secilën rrethanë.
Orientimi dhe keqmenaxhimi i buallicave ka rrezikuar ekzistencën e tyre.
Sot ministritë e bujqësisë nëpër botë e sidomos në Ballkan, në strategjitë e tyre për zhvillimin e blegtorisë kërkojnë gjetjen e zgjidhjes për rikthimin e buallicave. Në mbretërinë e kafshëve shtëpiake, gjeneratave të reja, po besa edhe gjeneratave më të vjetra i duhet edhe prezenca e këtij gjigandi.