Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me kompaninë “Kurum”, lidhur me punëtorët.
Llatja e ka njoftuar këtë lajm përmes një deklarate për mediat, duke u shprehur se punonjësit të cilët janë ende në punë do të paguhen me 100% të pagesës, ndërsa arta që do të jenë në shtëpi, do të paguhen sipas kontratës kolektive.
Sipas tij, ditën e sotme u arrit në rezultat, që asnjë punonjës të mos largohet nga puna. Llatja shprehet se ky konkluzion erdhi përmes bashkëpunimit me sindikatën.
“Të gjithë punëtorët e çelikut do të jenë në punë, asnjëri prej tyre nuk do të marrë pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj, të gjithë do marrin dietën ushqimore. “, shprehet Llatja
Llatja: Kemi patur një shqetësim në lidhje me punonjëset e Kurum, që u shprehën për mbylljen e prodhimit për shkak të problemave ekonomike. Ky është një proces që ka ndodhur për disa vite në Kurum, ku prodhimi është mbyllur por punonjësit nuk janë larguar nga puna, i kemi kërkuar më shumë shpjegime kompanisë gjatë gjithë këtyre ditëve.
Edhe gjatë ditës së djeshme kemi patur takime, kemi pritur vendimin e bordit të kompanisë. Sot patëm një negociatë të fundit, ku arritën një konkluzionin që në bashkëpunim më sindikatën, që asnjë punonjës të mos largohet nga puna. Për petëzimin, kompania do angazhohet maksimalisht për të mbyllur procesin e investimit.
Të gjithë punëtorët e çelikut do të jenë në punë, asnjëri prej tyre nuk do të marrë pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj, të gjithë do marrin dietën ushqimore. Ata që do jenë në punë, do paguhen me 100% të pagesës, ndërsa ata që do jenë në shtëpi, do të paguhen sipas kontratës kolektive.