Një pjesë e kopshtit “Sunçogled” që iu dha Qendrës për Çështje Sociale, kthehet në pronësi të Bashkisë Kisella Vodë. Numri i vogël i fëmijëve që kanë vizituar Qendrën për fëmijët e rrugës do të transferohen në një vend tjetër, ndërsa objekti pas rikonstruksionit që do të vijojë do të jetë një kopsht që do të mund të strehojë 60 fëmijë.
Duke qenë se një numër shumë i vogël i fëmijëve vijnë këtu, ne kemi kërkuar nga Qendra për Çështje Sociale që t’u sigurohet një lokacion i ri dhe ne si komunë fillimisht do ta rikonstruktojmë këtë hapësirë dhe më pas do ta kthejmë në kopsht për rreth 60 fëmijë.