Patëm një takim me kolegun dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe përfaqësues nga zyra e tij.
Si kryetar i #BNJVL-së, me Bilaliln biseduam për punën e tij të deritanishme në dy vitet e fundit, por edhe për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Tetovës dhe çfarë duhet bërë për një jetë më cilësore.
Së bashku do të gjejmë zgjidhje për problemet e Tetovës, si dhe për të gjitha komunat në Maqedoni.
Ndarja në parti apo çfarëdo baze, mbjellja e frikës dhe urrejtjes në popull nuk është ajo që na përshkruan.
Të gjithë jemi fëmijë të këtij vendi dhe si të tillë duhet të bëjmë më të mirën për një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë pas nesh.
Ne vazhdojmë të punojmë, sepse populli ynë e meriton!