“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit: A. Z., banues në fshatin Vloçisht, Maliq, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Vloçisht, gjetën mbetje të dyshuara lëndë narkotike kokainë dhe sende që shërbejnë për përdorim të lëndës narkotike.
A. S, 36 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Organizimi I llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Sovjan, Maliq, në celularin e tij u gjetën aplikacione që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Aparati celular u sekuestrua në cilësin e provës materiale”, njofton policia.