Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tashmë ish-efektivin, Erjon Goxhara, i cili mesditën e datës 19 gusht plagosi me armën e shërbimit inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kosta, pas motiveve të xhelozisë.
Seanca gjyqësore nisi rreth orës 10:30.
Goxhara ka shprehur pendesë për lëndimin e bërë ndaj shtetasit Lorenc Kosta, pas dyshimeve se ky i fundit kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit.
Avokatët e të pandehurit kërkuan masë më të butë sigurisë, për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikologjike, teksa Prokuroria e Tiranës kërkoi që në fillim masën “arrest me burg”.
Raportohet se ish-efektivi ka mbajtur të njëjtën qëndrim përpara togave të zeza si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Erjon Goxhara po hetohet për veprën penale “vrasje me paramendim”, por e mbetur në tentativë dhe për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Akuza për veprën e dytë penale vjen pasi ende nuk është provuar nëse ish-efektivi ka përdorur armën e shërbimit apo një tjetër personale në plagosjen e Kostës.
Avokatët kërkuan që klienti i tyre t’i nënshtrohet një ekspertizë të gjendjes psiqike, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës.
LEXO EDHE: