Vrasja e gruas dhe dy qenve të tij nga mësuesi amerikan 53 vjeçari Mattheë Janes Ëertz, i cili më pas ka varur veten, ka tronditur që ditën e djeshme kryeqytetin.
Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e Neës 24, ka sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe detajet e krimit të rëndë familjar.
Ai shpjegon se uniformat blu dyshojnë se 53 vjeçari vuante nga skizofrenia dhe kishte varësi ndaj pijeve alkoolike, por në ambientet e punës ka pasur gjithnjë sjellje normale.
Ka qenë drejtori i shkollës ku ishte i punësuar amerikani, i cili ka zbuluar skenën e krimit pasi i shkoi në shtëpi sepse ishte i shqetësuar për kolegun e tij që nuk u paraqit në ditën e punës.
Sipas burimeve policore, Çelmeta shpjegon se qentë janë vrarë nga nëj shkop bejsbolli ndërsa gruan e ka mbytur. Më pas ai e ka mbuluar gruan me disa rroba dhe sipër kishte vënë qentë e ngordhur.
Më pas ai ka varur veten.
53 vjeçari ka ‘shpalosur’ të gjithë skenën kriminale të kryer nga ana e tij.
Letrën ja kishte kushtuar babait të tij duke i kërkuar falje për të gjithë këtë.
Mësuesi amerikan gjithashtu ka lënë një kartë banke ku kishte vëë dhe emrat e personave që u kishte borxhe si dhe gjithashtu lekët e qirasë së shtëpisë ku qëndronte.
“Nga dëshmitë që ka mbledhur grupi hetimor, ky person në punë kishte sjellje normale dhe nuk jepte shenja të depresionit. Edhe pse grupi hetimor ka prova dhe dyshon që ky person prej vitesh vuante nga skizofrenia dhe ishte i varur nga pijet alkoolike.
Grupi hetimor në pyetje ka marrë edhe drejtorin e shkollës, pasi ka qenë ai që ka zbuluar ngjarjen. Ai ka shkuar në banesë që fillimisht ka gjetur mësuesin që kishte varur veten dhe më pas ka njoftuar policinë.
Policia ka kontrolluar për prova të tjera materiale dhe kanë parë dy qentë që ishin vrarë me shkop bejsbolli. Ai kishte mbytur bashkëshorten, e kishte mbuluar me disa rroba dhe sipër kishte vendosur dy qentë e ngordhur.
Më pas është zbuluar edhe letra, të cilën e kishte shkruar në një kohë që ka kryer aktin e rëndë. Kishte lënë edhe një kartë bankare, ku ishte vendosur emrat e personave që kishte borxhe, si dhe kishte lënë lekët e qirasë për shtëpinë”, tregoi gazetari Çelmeta.