Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka përshëndetur Eva Buzon, avokaten shqiptare e cila përshkroi me not brigjet nga Italia për në Shqipëri për 35 orë.
“Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë”- shprehet kryetarja e Kuvendit.
Teksa përgëzon Eva Buzon për sfidën e përfunduar me sukses, Spiropali thotë se përshkrimi i 92 km në 34 orë është një ushtrim që dëshmoi fuqinë, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që u dhuroi emocion të gjithëve.
Njoftimi:
“Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë.
92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve!”