Një i moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë teksa po pushonte pranë plazhit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.
78 vjeçari, i identifikuar me inicialet J.Xh., banues në Memaliaj, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak.
Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku dhe ndërroi jetë.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIM
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.