Një ngjarje e rëndë ka shënuar në kryeqytet pasditen e sotme, ku një 68 vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i banesës së saj.
Viktima me iniciale M.S., ka qenë duke pastruar dritaren e apartamentit të saj, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë aksidentalisht.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ajo nuk arriti të mbijetonte.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” në Tiranë.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.