Gjatë këtyre ditë në Bugaç të Hungarisë, po mbahet kongresi tradicional turko-hungarez, ku pjesë e këtij eventi janë edhe nënkryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë Sándor Lezsák, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Qipros-Turke, Zorlu Ture, deputetët e TBMM-së (Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë), İlyas Topsakal dhe Turan Hasan, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Shteteve Turke, Kubanıçbek Ömuraliyev, artistë, përfaqësues nga organizatat dhe institucionet turke, dhe afro rreth 300 mijë vizitorë.
Në hapjen e kongresit të përbashkët turko-hungarez, fjalë rasti kishte edhe nënkryetari i TIKA-s, Dr. Çevik, i cili në fjalën përshëndetëse të tij, tha se ky kongres, i cili mbahet çdo dy vite, që nga viti 2008, na lejon që të njihemi më mirë dhe të kuptojmë fuqinë tonë të vërtetë të turqve në botë që nga Azia Qendrore, ndërsa prania jonë në gjithë botën, është përmes gjuhës, mendimit, dhe prejardhjes sonë kulturore.
Për këtë arsye, në shfaqjen e pasurisë sonë kulturore, kontribuojnë ndjeshëm një gamë e gjerë eventesh të mbajtura në Kongres, nga muzika te garat me shigjeta, nga shfaqjet e ndryshme deri te promovimi i produkteve tradicionale dhe artizanateve. Kjo pasuri është një burim krenarie për të gjithë ne”, ka thënë mes tjerash nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik.
Gjithashtu, para të pranishmëve, Dr. Çevik, potecoi edhe rëndësinë e mijëra projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, që janë zbatuar ndër vite në këto troje, që nga kultura, ekonomia, arsimi etj.
Në kongresin e përbashkët hungarezo-turk, ku po mbahen gjallë traditat dhe zakonet që nga Azia Qendrore deri në Europë, u ritheksua ruajtja e potencialit të përbashkët të unitetit dhe solidaridetit të botës turke.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Qeveria zhgënjim i madh, Arben Taravari: Këto janë arsyjet pse u largova
- Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri
- Më 7 tetor pritet aktgjykimi për Merkon lidhur me emërimet e paligjshme të drejtorëve në Strugë
- Osmani: E “shkelja” Protokollin e OSBE-së për t’i dhënë mbështetje Kosovës
- Konferenca e parë “Lider biznesi”, do të debatojnë liderët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm
- Altin Dumanit i mbaron mandati, KLP nis sot procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK! Kush janë kandidatët potencial
- Filipçe: Me VMRO-DPMNE-në, shteti po i braktis plotësisht vlerat e demokracisë, barazisë dhe solidaritetit
- Kos: BE-ja është e shqetësuar për sundimin e ligjit në Maqedoni