Barcelona ka kërkuar informacion për mbrojtësin e majtë Sergio Reguilon i cili aktivizohet në radhët e Tottenhamit, në atë që do të ishte një ndër lëvizjet më befasuese të verës.
Sipas një raportimi nga Sky Sport News, Barcelona ka qenë në kontakt me Tottenhamin për të kuptuar kërkesat që mund të priten kur ata të bëjnë një ofertë për ish-yllin e Real Madridit.
Reguilon thuhet se nuk ka një vend tek Tottenhami nën urdhrat e Ange Postecoglout dhe thuhet se ata janë të hapur për shitjen e tij.
Spanjolli e nisi sezonin e kaluar në formë huazimi tek Manchester United por ajo marrëveshje u ndërpre në gjysmë gjatë janarit dhe e përfundoi në huazim të përkohshëm tek Brentfordi.
Në ndërkohë Barcelona po vuan në krahun e majtë të mbrojtjes pasi Alejandro Balde ka pësuar një lëndim që do të mbajë për ca kohë jashtë fushave, dhe nuk dihet nëse mund ta transferojnë Joao Cancelon.
Reguilon hapat e parë si futbollist i ka marr tek Real Madridi, aty ku iu bashkua akademisë së tyre në moshën nëntë vjeçare.
Ai kaloi plotë 15 vite me fanellën e ‘Los Blancos’ , para se të largohej përfundimisht në drejtim të Tottenhamit në vitin 2020.