Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Rigels Rajkun, ose i njohur ndryshe si reperi Noizy, pasi u arrestua me qëlim ekstradimin e tij ne Kosovë, nga ku u shpall në kërkim pas një konflikti brutal me konfrontime fizike nga ai dhe grupi i tij me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni.
Po kështu në të njëjtë masë sigurie ndodhet dhe miku i tij, Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, i cili u arrestua së bashku me Noizyn për të njëjtin qëllim e çështje.
Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e reperit dhe ka dërguar aktet në Gjykatën e Durrësit, si gjykata kompetente e vendbanimit të tij.
Vendimi:
1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.
2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..
3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.
7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.
8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.
9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..
U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024