Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës ditën e sotme, pasi akuzohet për tentativë vrasje.
Në pranga ka rënë shtetasi Esmerald Sexhaferi, 31 vjeç, banues në Peshkopi.
Në vitin 2022, 31 vjeçari në bahkëpunim me shtetasin B.S., kanë tentuar të vrisnin me armë zjarri shtetasin A.L., pas një konflikti të çastit.
Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Dibër
Tentoi të vriste një shtetas, në vitin 2022, vihet në pranga 31-vjeçari.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peshkopi, caktuar nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me shtetasin B. S., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.