Léon Marchand i Francës ia doli të fitonte medaljen e artë në 200 metra stil i përzier, për meshkuj, duke arritur katër medalje në vetëm pak ditë në Paris 2024. Britaniku Duncan Scott fitoi medaljen e argjendtë dhe Wang Shun i Kinës të bronzint.
Tribuna “La Difonsë Arena” ishte si një vullkan në mesin e pishinës, pasi të pranishmit krijuan një atmosferë fantastike në mbështje të notarit, ku pjesë ishte edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron. Ky i fundit shpërtheu në festë kur pa notarin Marchand të përfundonte garën i pari.
Marchand është notari i parë francez që ka marrë katër medalje të arta individuale, në krahasim me ato ekipore, dhe bëhet notari i tretë mashkull që e bën këtë pas amerikanëve Michael Phelps dhe Mark Spitz.