Klubi turk i Fenerbahçes ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të rrezikshëm Youssef El-Nesyri nga Sevilla.
Jose Mourinho e ka nisur fuqishëm, duke sjellë lojtarë që mund ta forcojnë edhe më shumë ekipin e Fenerit.
Pas Saint-Maximin, klubi turk është marrë vesh për kushtet financiare me El-Nesyrin.
Sevilla pritet të marrë 20 milionë euro nga shitja e sulmuesit maroken.
Klubi spanjoll do ta zëvendësojë atë me sulmuesin Azmoun.