Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orë marrje në pyetje.
Ai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme që në orëm 09:30.
Pas daljes së tij ai deklaroi shkurtimisht për media se ishte thjesht si një person që duhej të jepte shpjegime mbi një çështje.
Pak më herët, ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi përpara dyerve të SPAK se ka denoncuar ministrin si një person që ka bashkëpunuar me kompaninë “5D Konstruksion”, për shembjen e 13 pallateve në kryeqytet.
Këlliçi u shpreh për media se ka qenë Mazniku ai që ka firmosur prishjen e këtyre strukturave, me justifikimin se ishin të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.
LEXO EDHE:
Paraqitja e ministrit Arbian Mazniku në SPAK, ja çfarë raportojnë burimet jozyrtare
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku paraqitet në ambientet e SPAK-ut