Gazetari Artan Hoxha, teksa më herët lajmëroi se posedon materiale të reja për çështjen e “21 janarit”, tashmë shton se në SPAK, Berisha duhej të ishte për këtë dosje, e jo për atë të ‘Partizanit’.
Ai shprehet se hetimet për “21 janarin” nuk reshten kurrë, e kjo për shkak se nuk kanë dëshmuar as Sali Berisha, as Lulzim Basha, as Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama, as organizatori i protestës Edi Rama, e po kështu as ish-presidenti Topi, i cili ky i fundit bëri thjesht një libër se si u bë grushti i shtetit.
Për këto arsye, ngjarja është trajtuar në mënyrë shumë banale, teksa Hoxha shton se është e gjithë kjo është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend.
Gazetari sqaron se fakti që tashmë kjo çështje do të hetohet në nivel politik do të sjellë shumë zhvillime interesante.
“ 21 Janari, ngjarje që hetimet ende nuk kanë reshtur kurrë. 21 janari ngjarje për të cilën nuk ka dëshmuar kurrë presidenti Topi, ka bërë një libër se si u bë grushti i shtetit, por nuk ka dëshmuar kurrë.
Nuk ka dëshmuar zoti Basha, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e cila nuk iu kundërvu qeverisë por nuk bëri çfarë kërkoi ai. Nuk dëshmoi kryeministri që thirri protestën, zoti Rama.
Të gjitha këto e kalojnë 21 në një nivel tjetër.
E kemi trajtuar si ngjarje banale por është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend.
Dy vajzat e Aleksit janë bërë sot të rritura sa për të ndjekur çështjen.
Shkuarja e çështjes në SPAK sot ë ketë një qasje tjetër edhe nga politika.
Berisha duhet të ishte në SPAK për 21 Janarin jo për kompleksin Partizani.
Do të ketë zhvillime interesante. Nuk është hetuar asnjëherë në nivel politik”, tha ai.
LEXO EDHE: