Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një i moshuar, rreth 70 vjeç, është plagosur për shkak të disa të shtënave me armë. Autori i sulmit është arrestuar në flagrancë, teksa po tentonte të largohej nga vendngjarja
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 të ditës së sotme (18 korrik), në një lokal në lagjen numër 17 të qytetit, pranë Drejtorisë së Ujësjellësve të Kanalizimeve.
Raportohet se 31 vjeçari, i identifikuar si A.H., ka plagosur me armë zjarri 70 vjeçarin, F.H., për shkak të një konflikti të çastit mes tyre.
Autori i ngjarjes është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga vendngjarja. Gjithashtu në zyrat e policisë është shoqëruar dhe 56 vjeçari, A.T., i cili ishte së bashku me 31 vjeçarin në momentin që ka ndodhur sulmi me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se i moshuari ndodhet në spital e se i është nënshtruar një operacioni.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.
Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.