Shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit kanë gjobitur një person në vlerën 100 mijë lekë të reja dhe i kanë bllokuar mjetin lundrues pasi shkeli parametrat e sigurisë duke u kthyer kështu në rrezik për pushuesit e Gjirit të Lalzit.
Rasti ka ardhur në vëmendje të uniformave blu pas një denoncimi në rrjetet sociale nga pushuesit e zonës.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
NJOFTIM
Durrës
Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin E. Ll., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
Gjithashtu, falënderon e fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.