Skuadra e Malishevës shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Buducnostit në ndeshjen e parë parakualifikuese në UEFA Conference League.
Një gol tejet të bukur e shënoi Etnik Brruti nga distanca, shkruan Indeksonline
Në rrjetet sociale ka filluar të bëhet një krahasim i golit të Brrutit me atë të Granit Xhakës.
Një gol pothuajse të njëjtë, e kishte shënuar mesfushori i Bayer Leverkusenit ndaj Kaiserslauternit.
Kujtojmë që Malisheva javën e ardhshme do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Buducnostit në Mal të Zi.