Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë të re të kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi.
Në një reagim në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se gazetaria shqiptare humbi një profesionist të spikatur e mbrojtës të së vërtetës.
“Gazetaria shqiptare humbi një profesionist të spikatur, besnik të lajmit, pasionant të informimit, mbrojtës të së vërtetës, talent të analizës.
Publiku dhe lexuesit humbën një referencë të misionarit të medias. Familja humbi njeriun e dashur, bashkëshortin dhe prindin e dhimbsur e shembullor. Pushofsh në paqe, Aristir Lumezi!”, shprehet Lindita Nikolla.
Ndërkohë edhe socialisti Erion Braçe po ashtu ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së Lumezit përmes një reagimi në rrjetet sociale.
“Aristir Lumezi ishte një nga të mirët! Të qoftë dheu i lehtë” shkruan Braçe.
Reagimi i plotë i Braçes
Aristir Lumezi ishte nje nga te miret;
Gjiiithe jeten i tille!
Nuk cedoje nje here te vetme nga kjo kornize,
I mire!
Qe diten e pare qe e njoha ne ZERI I POPULLIT, e deri ne biseden e fundit ne telefon per te verifikuar ai nje ceshtje per gazeten, ishte e mbeti profesionist, i qete, i qarte, i kthjellet, analizues, provues, ndjekes i se vertetes;
Kudo qe ishte-nga gazetar tek ne deri ne drejtues kudo, beri veten dhe i dha nga vetja e tille profesionit!
Dje u ndal, perseri qetesisht! Per te bere mire atje per tej! Te qofte dheu i lehte ne gjoks NJERI I MIRE!