Një ngjarje e rëndë shënon në Korçë, ku një 64 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke pirë fostoksinë!
Rasti ka ndodhur në fshatin Kuç i Zi.
Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet emergjente, por ajo ndërroi jetë në spital, duke mos i mbijetuar helmimit.
Deri më tani nuk kemi një njoftim zyrtar nga uniformat blu mbi rastin, e arsyen që bëri 64 vjeçaren të ndërmarrë këtë veprim vetëvrasës
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.