Sulmuesi nga Kosova, Kemal Ademi, së fundmi ishte pjesë e Lucernit në Superligën e Zvicrës, derisa është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës kroate Osijek.
28-vjeçari nënshkroi për NK Osijek për dy vjet, dhe është interesante të theksohet se ai flet shumë mirë edhe gjuhën kroate. Ai ka shumë përvojë, pasi ka luajtur për St. Gallen, Hoffenheim, Xamax, Basel, Fenerbahçe, Karagümrük, Khimki, Paderborn, Sandhausen dhe Luzern.
“Po, jam 28 vjeç dhe tashmë kam qenë në shumë klube dhe vende, duke filluar nga Zvicra, përmes Turqisë, Rusisë dhe Gjermanisë dhe Zvicrës përsëri. Fjala vjen, unë kam lindur në Gjermani, por familja ime shkoi shpejt në Zvicër dhe fillova të luaj futboll atje. Kam ndryshuar sisteme dhe formacione të shumta, kudo jam përpjekur të përshtatem sa më mirë. Kam pasur shumë bashkëlojtarë të famshëm dhe shumë cilësorë si Mesut Özil , Luiz Gustavo , Diego Perotti e të tjerë. Kam luajtur kundër Shakhtarit kur Jose Boto ishte drejtor sportiv atje dhe tani më thirri të vij në Osijek. Kam eksperiencë edhe nga Liga e Kampionëve dhe kualifikueset e Konferencave, e cila më pret edhe këtu. Meqë ra fjala, jam mirë në atë kompeticion, kam shënuar dy gola teksa luaja për Luzernin. Shpresoj që të jem i suksesshëm dhe efektiv edhe për Osijekun”, tha Ademi në prezantimin e tij .