Një ngjarje e rëndë shënon mëngjesin e kësaj të diele në Mirditë, ku një makinë ka shpërthyer duke plagosur kështu drejtuesin e saj.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:05, në fshatin Malaj të Mirditës.
Sipas uniformave blu, Ledovik Syziu është futur në automjetin e tij të parkuar në oborrin e banesës së tij, e sapo e ka ndezur makinën ka ndodhur shpërthimi në pjesën e pasme të mjetit.
Drejtuesi është dëmtuar për shkak të shpërthimit e ndodhet në Spitalin Rajonal të Mirditës, jashtë rrezikut për jeten.
Nuk dihet akoma nëse shpërthimi ka ndodhur për shkaqe teknike të automjetit apo nëse ka pasur ndërhyrje nga persona të tretë me qëllim lëndimin e shtetasit Ledovik Syziut.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe sigurimin e provave për dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.
Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.
vijon…