Poeti i njohur, Agim Doçi është shtruar ditën e djeshme në spitalin nr.5 pranë repartit të Neurolgjisë në Tiranë pasi pësoi hemorragji cerebrale në tru.
Agim Doci u dërgua menjëherë në spital pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.
Sipas burimeve mësohet se poeti i njohur vijon ende në gjendje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT, teksa po mbahet në monitorim të rreptë nga ekipi mjekësor.
Agim Doçi është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.
The post Poeti i njohur Agim Doçi pësoi hemorragji cerebrale në tru dhe u shtrua ne reanimacion! Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore appeared first on Gazeta Shqiptare Online.