Lorenc Ekonomi është zgjedhur rektor i Universitetit të Korçës prej 48% të votave të studentëve dhe pedagogëve.
Me 75 vota nga stafi pedagogjik dhe 166 prej studentëve, Ekonomi arriti të fitojë garën përballë Robert Damos dhe Irena Nikaj.
Në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë u shpall fituese Jonela Spaho, duke përifituar kështu mandatin e saj të dytë në këtë post. Spaho fitoi përballë Anyla Saraçit.
Ndërkohë në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, u shpall fitues Rafail Prodani përballë dekanes në detyrë Sonela Stillo.
The post Lorenc Ekonomi zgjidhet rektor i Universitetit të Korçës. Ja sa vota mori nga stafi pedagogjik dhe studentët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.