Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në Lushnjë, ku një furgon i linjës Tiranë-Berat është përplasur me një autokombajnë.
Sipas informacioneve të para, mësohet se kanë mbetur të lënduar 7 turistë francezë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa personat e lënduar janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.