Janë publikuar pamjet teksa qytetarë e mjekë i japin ndihmën e parë të 20-vjeçarit shqiptar, Orgito Lloci, i cili ndërroi jetë pasi është rrahur brutalisht nga dy të rinj grekë në Kretë.
Të dyshuarit e përfshirë në konfliktin me viktimën thuhet se janë dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar.
Sipas informacioneve nga pesë personat që u sollën në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë, të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje shkruan ApokoronasLife.
Mediat greke raportojnë se Orgito Lloci, është rrahur rëndë nga një grup të rinjsh ndërsa në një moment ka arritur të arratiset, ka ecur në gjendje të keqe drejt një sheshi i zonës ku është rrëzuar.