Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e një 20-vjeçari shqiptar në Greqi, pas një debati që i riu ka pasur me dy 24-vjeçarë grekë.
Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se shqiptari Orgito Lloci, është rrahur rëndë nga një grup të rinjsh ndërsa në një moment ka arritur të arratiset, ka ecur në gjendje të keqe drejt një sheshi i zonës ku është rrëzuar.
20-vjeçari është dërguar në spitalin e Chanias, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve policore, dy grekët aktualisht po mbahen në paraburgim për dëmtimet fizike të shkaktuara nga sherri, ndërsa në varësi të gjetjeve të autopsisë, nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të rëndojë edhe akuza e vrasjes.
Ndërsa tre personat e tjerë nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania që ndodheshin në vendin e ngjarjes janë lënë të lirë, pasi nuk rezultojnë të përfshirë në përleshjen fatale.