E ardhmja e Romelu Lukakut vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin belg që do të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë, teksa në garë për të janë disa klube. Oferta nga Arabia Saudite dhe Napoli kanë “trokitur” në derën e sulmuesit, teksa ai nuk e përjashton dhe një rikthim në Belgjikë te Anderlecht-i.
Ai ka zgjedhur që t’i përgjigjet vetë këtyre pyetjeve, duke e lënë ende në pikëpyetje klubin e tij të ardhshëm.
“Unë flas shpesh me Yannick (Carrasco) për jetën atje (në Arabinë Saudite). Ai jeton në një kompleks ku ka çdo gjë brenda. Atje vërtet fiton miliona. Rikthimi në Anderlecht? Do të ndodhi herët a vonë. U largova nga Belgjika kur isha 18 vjeç. Më mungojnë nëna dhe fëmijët”, u shpreh si fillim Lukaku.
Më pas ai shtoi: “Shumë njerëz preferojnë të flasin, ndoshta sepse unë nuk kam një agjent. Por do të vendos shpejt. E kam situatën nën kontroll. Do të bëj një zgjedhje dhe kur ta shpjegoj, të gjithë do të bien dakord me mua”.
Në fund ai u pyet dhe për trajnerin më të mirë që ka punuar, duke zgjedhur menjëherë Antonio Conten pa hezitim.
Top Channel